YouSub
The Internet's Own Boy The Story of Aaron Swartz (CC available)

sq Albanian

The Internet's Own Boy The Story of Aaron Swartz (CC available) Albanian subtitles

0 downloads · 1,427 lines · added Feb 21, 2016

Report a problem
What's wrong?

Also available in

Advertisement

Albanian transcript

Ka ligje të padrejta;
a duhet me qenë të kënaqun edhe me i respektu,
apo duhet me u përpjekë me i ndreqë, tuj i respektu deri sa t'mos i ndreqim,
apo me i shkelë të tana përnjiherë?
- Henry David Thoreau
Nji prej bashkëthemeluesve të websiteit social Reddit asht gjetë i vdekun.
Ka qenë fëmijë talent, ndonëse ai veten nuk e ka konsideru të tillë.
Ka qenë krejtësisht i pamotivum
me nisë biznis për me ba pare.
Sonte Highland Parkun, vendlindjen e Aaron Swartzit e ka kaplu nji ndjenë e fellë e humbjes,
teksa të afërmit i thonë lamtumirë njanit prej yjeve ma të ndritshme t'internetit.
Aktivista të lirisë, Qasjes së Hapun dhe të kompjuterit po vajtojnë humbjen e tij.
"Nji intelekt i mahnitshëm", thonë njerëzit që e kanë njoftë.
Asht vra prej qeverisë, dhe MIT i ka tradhëtu tana parimet e veta themelore.
Kanë dashtë me ba shembull përmjet tij, a po merr vesh?
Qeveritë kanë dëshirë të pangijshme me kontrollu.
Atij i këcënoheshin 35 vjet burg dhe gjobë prej nji milion dollarësh.
Dalin pyetje rreth zellit të prokurorit, si dhe mundet me u thanë keqpërdorimit.
A ia keni lëshu nji sy kësaj çashtjeje dhe a e keni mbërri nji konkluzion?
Tuj u rritë, gradualisht e kam përjetu procesin e të kuptuemit që tana gjanat rreth meje
që njerëzit m'kishin thanë se janë krejt natyrshëm ashtu siç janë gjanat, edhe siç kanë me mbetë gjithmonë,
ato nuk ishin aspak të natyrshme, ka gjana që mujnë me u ndërru
ajo që asht hala ma me randësi: ka gjana që janë gabim edhe që duhet me u ndërru,
dhe kur e pata marrë vesh këtë punë, s'kishte ma kthim mbrapa.
Mirësevini në orën e leximit të tregimeve.
Titulli i librit asht "Paddingtoni në Panair".
Pra, ai ka lindë në Highland Park, edhe asht rritë poaty.
Aaroni u rrit në nji familje me tre djem të tretë jashtëzakonisht të zgjuet.
"Oh, u rrotullu kutia..."
Asnjani prej neve s'ka qenë, fëmija ma i sjellshëm në botë.
Tre djem që kanë vrapu poshtë e përpjetë tanë kohën, tuj ba sherre.
"Hej, mos, mos mos!"
- Aaron! - Çka?
Dikur e pata kuptu që Aaroni në moshë shum t're i kish ra në fije qysh me mësu.
"Nji, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nandë, dhejtë!"
- Tak, tak! - Kush asht?
- Aaroni. - Cili Aaron?
- Aaron Hajgarexhia.
Ai e dijke çka dojke, edhe gjithmonë dojke me ba atë që dojke.
Gjithmonë ia dilke në krye me ba çka dojke.
Ka qenë pafundësisht kurreshtar.
"Qe nji pamje e vogël e planeteve. Secili planet e ka simbolin e vet."
"Simboli i Merkurit, i Venerës, i Tokës, Simboli i Marsit, i Jupiterit."
Nji ditë i tha Susanës, "Çka asht qai argëtimi falas familjar në qendër të Highland Parkut?"
"Argëtim falas familjar në qendër të Highland Parkut."
Atëhere i ka pasë tre vjet.
Ajo tha, "Për çka e ke fjalën?"
Ai tha, "Këqyr, po shkrun qetu në frigorifer,"
"Argëtim falas familjar në qendër të Highland Parkut."
Ajo u palu prej habisë që ai dijke me lexu.
E paska emnin "Sederi jem familjar".
Nata e Sederit asht ndryshe prej tana netëve tjera.
Njiherë m'kujtohet, kemi qenë në bibliotekën e Universitetit të Chicagos.
E mora nji libër prej raftit dikund të vjetit 1900,
ia kallxova atij edhe i thash, "Diqysh, ky vend asht përnjimend i jashtëzakonshëm."
Të tanë kemi qenë fëmijë kurreshtarë, mirëpo Aaroni njimend ka pasë qef me mësu vetë edhe me i mësu të tjerët.
"Tash kemi m'e mësu alfabetin mbrapsht."
"Z, Y, X, W, V, U, T..."
Po m'kujtohet kur asht kthy në shpi prej orë së parë t'algjebrës.
Erdh e tha, "Noah, hajde me ta mësu algjebrën!"
E unë ia ktheva, "Çka asht algjebra?"
Gjithmonë ka qenë qasi.
"Tash hajde e klikojmë pullën, qe! Edhe del qajo!"
"Tash bahet pembe!"
Kur i ka pasë diçka si dy a tre vjet, e Bobi e pat njoftu me kompjuterin,
u fut si i trentë në trip të kompjuterave.
(muhabet bebash)
Të tanë na kishim kompjutera, por Aaroni njimend u fut në ta, edhe sidomos u fut në internet.
- A je tuj punu n'kompjuter? - jo...
"Qysh asht... mami, pse kurrgja s'po funksionon?"
Pat fillu me programu prej moshës shum t're.
Më kujtohet programi i parë që e pata shkru me të në BASIC,
ka qenë nji lojë me pyetje prej Star Wars.
Ai u pat ulë me mu n'podrum, ku e kishim kompjuterin,
me orë të tana, tuj e programu lojën.
Problemin që e kam pasë tanë kohën me tê unë s'kisha kurrgja që dojsha me kry,
ndërsa për tê, kish gjithmonë diçka që ai dojke me ba,
Gjithmonë kish diçka që mujke me u programu.
Për Aaronin programimi, ka qenë gjithmonë magji.
Mundesh me ba sende që s'mundet me i ba nji njeri normal.
Aaroni e ndërtoi nji bankomat me nji Mac edhe nji kuti të kartonit.
Njiherë për Halloween, S'kisha ide, si çka m'u masku,
edhe ai tha që kish me qenë shum tepër cool me u pasë veshë si kompjuteri ma i dashtun i tij,
që në atë kohë ish nji iMac.
Po mendoj, atij i shkojke n'nerva me u veshë për Halloween por kish shum qef me i bindë njerëzit tjerë
me u veshë me gjanat që ai kish qef me i pa.
"Nikoqiri Aaron, ndalu! Djem, hajde ma, këqyrni n'kamerë!"
"Spidermani po këqyrë në kamerë!"
Ai e krijoi nji website me emnin The Info, ku njerëzit mujnë thjeshtë me shtu informata.
Jam i sigurtë që dikush atje din gjithçka për arin, prarimin...
Pse nuk shkrujnë për qat punë në këtë website? E mandej ma vonë njerëzit tjerë vijnë aty,
e lexojnë informacionin e ndryshojnë informacionin nëse mendojnë se asht keq.
Jo fort e pangjajshme me Wikipedian, apo jo?
Kjo ka ndodh para se me nisë Wikipedia, asht zhvillu prej nji djaloshi 12-vjeçar,
në dhomën e vet, krejt vetëm, në nji server të vocërr me teknologji antike.
E nji prej mësuesve i thot,
"Kjo asht ide palidhje, s'munesh me ia leju gjithkujt me qenë autor i enciklopedisë!"
"Krejt arsyeja pse kemi akademik asht që ata me i shkru këta libra për ne."
"Qysh t'ka ra n'mend kjo ide kaq palidhje?"
Unë dhe vëllau tjetër mandej thojshim, "O, a din qysh, Wikipedia asht send i çart, por..."
"e kemi pasë te shpija, para nja 5 vjetëve."
Websitei i Aaronit, theinfo.org, e fiton nji çmim në nji garë në shkollë
që e hostojke nji kompani e web designit prej Cambridgeit me emnin ArsDigita.
Patëm shku të gjithë në Cambridge kur e fitoi çmimin ArsDigita
s'kishim haber se çka asht tuj ba Aaroni.
Ishte e kjartë që çmimi ishte goxha i randësishëm.
Aaroni mandej u lidh me komunitete të programerave online,
Mandej në proces t'formësimit të nji vegle të re për web.
Vjen te unë edhe më thot: "Ben, asht nji send shum i çartë që jam kah e punoj."
"Duhesh me ndigju!"
"A po, çka asht ai send?"
"Asht nji send që e ka emnin RSS."
Madej ma shpjegoi çka asht RSSi. E unë, "Kujt i hyn në punë, Aaron?"
"A po e përdor ndoi site? Pse kisha me përdorë unë?"
Ish nji mailing list për njerëz që punojshin në RSS, edhe në XML pak ma përgjithshëm,
dhe në këtë list ish nji person me emnin Aaron Swartz që ish luftarak, por shum intelegjent,
dhe që kish shum ide t'mira, e
mirëpo nuk vijke në takimet fizike edhe njerëzit i thojshin,
"Kur don me ardhë në takim kur takohemi fizikisht?"
Edhe ai tha, "Paj, s'di a m'len mama me ardhë. Unë sapo i kam mbushë katërmbdhejtë."
E mandej reagimi i tyne i parë: "ky person, ky kolegë me t'cilin po punojmë tanë vitin
i paska pasë trembëdhejt vjet sa ishim tuj punu bashkë, dhe tash i paska ba katërmbëdhejtë."
E reagimi i dytë ishte:
"Zot, shum kishim pasë dëshirë me taku. I jashtëzakonshëm!"
Ai ka qenë pjesë e komiteteti që e ka draftu RSSin.
Ajo çka ka ba asht me ndihmu në ndërtimin e bazamentit të hypertextit modern.
Pjesa në të cilën ka punu, në RSS, ka qenë nji vegël që përdoret për me i nxjerrë përmbledhjet
e gjanave që kanë dalë në faqe tjera.
Zakonisht kjo vegël përdoret në blog.
Mundesh me i pasë 10 a 20 bloga të njerëzve që don me i lexu.
E përdorë ushqyesin RSS të tyne, përmbledhjet e asaj çka ka ndodhë në faqet e tyne
për me kriju nji listë unike të tanë artikujve që janë publiku aty.
Aaroni ka qenë shum i ri, por e ka kuptu mirë teknologjinë edhe e ka pa që nuk asht e përsosun
edhe ka kërku mënyra për me ba ma të përsosun.
Dikur nana e vet filloi m'e hypë në aeroplan në Chicago. Na e merrshim në San Francicso.
E njoftojshimm me njerëz interesant për me debatu, edhe u mahnitshim me shprehit e tij t'tmerrshme n'ushqim.
Hajke veç ushqim të bardhë, veç oriz në avull jo oriz t'fërgum 'se nuk ish boll i bardhë
edhe bukë t'bardhë, e kështu me radhë...
edhe u mahnitshim me cilësinë e debatit që un nxitke nga kjo,
ajo që u dukke si nji gojë e nji djaloshi t'vogël,
edhe mendojshe, ky asht nji fëmijë që ka me mbërri shum, nëse ndërkohë nuk vdes prej skorbutit.
Aaron, rendi jot!
Mendoj se dallimi tash asht, se nuk mundesh ma me kriju kompani si dotcom.
Nuk mundesh me pasë kompani që shet ushqim t'qenve n'Internet apo shet ushqim të qenve n'telefona mobil.
Por prap ka plot invoacione që po ndodhin.
Mendoj se nëse nuk jenu tuj e pa inovacionin ndoshta e keni kryet n'zallë.
Ai i qaset kësaj pune, si nji personalitet bubaç alpha, ku tingëllon si
"Unë jam ma i mençëm se ti, pra meqenëse jam ma i mençëm se ti, jam ma i mirë se ti,
edhe muj me t'kallxu çka me ba."
Diqysh e tepron pak, del si kastravec.
Kështuqë i agregon krejt këta kompjutera bashkë edhe i ban me zgjidhë probleme të mëdha
si për shembull me lypë jashtëtokësor apo me shnoshë kancerin.
Për herë të parë e kam taku në IRC, Internet Relay Chat.
Jo veç që shkrujke kod, por edhe i angazhojke njerëzit emocionalisht për zgjidhjet e problemeve që i dilshin.
Ka qenë konektor.
Kultura e lirë ka marrë shum energji prej tij.
Mendoj që Aaroni asht mundu me ba botën me funksionu. U mundojke me ndreqë botën.
Ka pasë nji personalitet shum t'fortë që kohë mbas kohe i kallxojke edhe kthetrat.
Jo gjithmonë asht ndje komod me botën
as bota nuk ka qenë komode me tê.
kur Aaroni hyni në gjimnaz ia nisi me u gërditë prej shkollës.
Nuk i pëlqejke shkolla. Nuk i pëlqejshin as landët që i mësojke. Nuk i pëlqejshin as mësuesit.
Aaroni e ka dijtë qysh merren informacionet.
Thojke, "Nuk kam nevojë me shku te filan mësuesi për me mësu gjeometri.
Muj thjesht me lexu librin e gjeometrisë,
edhe nuk kam nevojë me shku te ky mësuesi tjetër me mësu verzionin e tyne të historisë Amerikane,
I kam nja tri përmbledhje historike qaty, të cilat kisha mujtë me i lexu,
nuk jam i interesum për qato sende. Jam i intersum për Web."
Kam qenë shum i frustrum në shkollë. E kisha përshtypjen që mësuesit s'kishin ide për ato që folshin,
ishin dominues dhe kontrollues, detyrat e shpisë ishin shtihim,
krejt ai muhabet ish njifarë tentimi me i mbledhë nxanësat edhe me i shti me zor me ba detyra shpije palidhje.
Edhe ia nisa me lexu libra për historinë e edukimit
me pa qysh asht zhvillu ky sistem i edukimit,
edhe, cilat janë alternativat tjera edhe mënyrat qysh me i ba njerëzit përnjimend me i mësu sendet
si kundërpërgjigje në ripërtypjen e fakteve që na i kallxojshin mësuesit,
edhe kjo m'çoi te udha e hulumtimit të pyetjeve sa ia nisa me vu në dyshim shkollën u futa mbrenda,
pyetje për shoqëninë që e ka kriju shkollën, pyetje për firmat, për të cilat trajnohen njerëzit në këto shkolla,
shtrojsha pyetje për qeverinë që e kish mëkambë krejt këtë strukturë.
Nji prej gjanave, mbas të cilave ka qenë shum i pasionum asht pronësia intelektuale, sidomos në ditët e hershme.
Pronësia intelektuale ka qenë gjithmonë barrë për industrinë botuese edhe për lexuesit,
por nuk ka qenë barrë ekscesive. Ka qenë institucion me vend për m'e siguru
që autorët janë pagu.
Ajo që përjetoi gjenerata e Aaronit ishte nji përplasje mes këtij sistemi të lashtë të pronësisë intelektuale
dhe këtij sendi të ri që ishim tuj e ndërtu -- Interneti dhe Webi.
Këto dy gjana u përplasen, dhe krijun kaos.
Mandej e takoi profesorin e juridikut e Harvardit Lawrence Lessig,
i cili n'atë kohë po merrej me sfidimin e ligjit të pronësisë intelektuale në Gjykatën Supreme.
Aaron Swartz, nji djalë i ri fluturoi për Washington për me marrë pjesë në ndigjimet e Gjykatës Supreme.
Jam Aaron Swartz kam ardhë me ndigju Eldredin-- me pa dokumentin e Eldredit.
Pse ke fluturu prej Chicagos deri këtu, ke ba gjithë këtë udhë për me ndigju argumentin e Eldredit?
Pyetje pak e vështirë...
Nuk e dij. Asht shum emocionuse m'e pa Gjykatën Supreme,
sidomos me nji rast kaq prestigjioz si ky.
Lessigu ish tuj përparu edhe me nji mënyrë të re të përkufizimit të pronësisë intelektuale në Internet.
Që quhej Creative Commons.
Idea e thjeshtë e Creative Commons asht me jau dhanë njerëzve --krijuesve--
nji mënyrë të thjeshtë me shêju krijimin e vet me liritë që dojnë me i mbajtë.
Nëse copyrighti flet për "të gjitha të drejtat të rezervuara", atëherë ky model asht diçka si "disa të drejta të rezervume".
Po du në nji mënyrë të thjeshtë me ju thanë, "Qe çka mundeni me ba me punën teme,
edhe nëse ka tjera gjana, për të cilat ju duhet leja jeme para se me ba diçka."
Roli i Aaronit ka qenë pjesa kompjuterike.
Për shembull qysh dizajnohen licencat që me qenë të thjeshta dhe të kuptushme
edhe të shprehuna qasisoji që me i procesu edhe maqinat?
Njerëzit m'pyetshin, "Cka e ke këtë fëmijë pesëmbëdhejtë-vjeç
që po ta shkrun specifikacionin për Creative Commons?
A s'po ta merr mendja që asht gabim i madh?"
Ndërs Larry thojke, "gabimi ma i madh kish me qenë mos me pasë ndigju këtë fëmijë."
Ai menxi mbërrijke me dalë me shtat përmbi podium,
ishte ky podiumi i lëvizshëm kështuqë ishte e sikletshme,
kur e çelke laptopin kurrkush s'ia shihke fëtyrën.
Kur hyni në faqen tonë këtu, edhe shkoni te "Zgjedh Licencën".
Ju jep këtë listë të opcionevet, që shpjegon çka don me thanë, përmjet tri pyetjeve të thjeshta:
"A doni me kërku atribuim?"
"A doni m'e leju përdorim komercial t'punës tuj?"
"A doni me leju modifikim t'punës tuj?"
Unë u palova, krejt u pata shastrisë t'ritunit i drejtoheshin atij si nji t'rrituni,
dhe Aaroni dul aty përpara tanë asaj audience përplot me njerëz, edhe ia nis me folë
për platformën që kish kriju për Creative Commons,
edhe të tanë e ndigjojshin me vëmendje, veç...
Unë isha ulë mbrapa edhe mendojsha: ky asht fëmijë, pse p'e ndigjojnë?
Por tanë e ndigjojshin...
Si duket nuk e pata kuptu në tanësi.
Megjithëse kritikët thojshin se ban tepër pak me u siguru që artistat paguhen
suksesi i Creative Commonsit ka qenë i stërmadh.
Momentalisht veç në websitein Flickr, mbi 200 milionë njerëz përdorin ndonji prej licencave Creative Commons.
Ai ka kontribuu me aftësitë e veta teknike, mirëpo për tê nuk ishin ato thjesht çashtje teknike.
Aaroni shpesh shkrujke haptaz në blogun e vet personal:
Mendoj shum fellë për gjanat, edhe du që edhe të tjerë me ba t'njejtën gja.
Punoj për ide edhe mësoj prej njerëzve. Nuk du me i përjashtu njerëzit.
Jam perfekcionist, por nuk ia lejoj vetes që kjo me ma pamundësu publikimin.
Përveç për edukim dhe argëtim, nuk hupi kohë për kurgja tjetër
sidomos jo për gjana që s'prodhojnë efekt.
Mundohem me qenë shok me secilin, por më shkon në nerva, kur nuk më marrin seriozisht.
Nuk mbaj inat, nuk asht produktive, por mësoj prej eksperiencës teme.
Du me ba botën vend ma të mirë.
Në vjetin 2004, Swartz largohet prej Highland Parkut dhe regjistrohet në Universitetin e Stanfordit.
Ka pasë ndezje të zorrës që i bajke shum problem, edhe ishim shum t'brengosun se a po i merr ilaçet.
U shtru në spital për me marrë koktejin hapave përçdo ditë,
nji nga këta hapa ish nji steroid që ia ndali rritjen,
edhe e bani me u ndje ndryshe prej studentave tjerë.
Aaroni, kam përshtypjen, hyn në Stanford i gatshëm për bursë
mirëpo përfundon në nji program për përkrahjen gjimnazistave super-talentë
të cilët për katër vjet planifikoheshin me u ba kapitenat e industrisë dhe nji-përqindshat
edhe mendoj kjo e hallakati komplet.
Më 2005, mbas nji vjeti në fakultet,
Swartzit ia ofrun nji vend në nji inkubator për start-upa t'kompanisë Y Combinator, e udhëhequn prej Paul Grahamit.
Ai thojke, "Hej, E kam nji ide për website."
E Paul Grahami e dojke bajagi, edhe i thojke, "A po, hajde."
Kështuqë Aaroni e la shkollën, edhe u vendos në banesë të re...
Kjo ka qenë banesa e Aaronit kur u shpërngul.
E kam nji kujtim të zbehtë të babës tem që thojke sa vështirë asht me marrë kredi
se Aaroni s'kish kredit edhe e kish lanë shkollën.
Aaroni jetojke në dhomën që tash asht dhomë e ditës disa postera janë hala prej kohës, kur Aaron ka jetu këtu.
Mandej biblioteka... ka hala ma shum libra, por shumica janë t'Aaronit.
Faqja e Aaronit në Y Combinator u pagëzu "infogami", vegël për me kriju webfaqe.
Por infogami e kishte të vështirë me gjetë përdorues, kështuqë Swartzi në fund
e bashkoi me nji projekt tjetër të Y Combinatorit nji projekt që kish nevojë për ndihmë.
Ky projekt udhëhiqej prej Steve Huffmanit dhe Alexis Ohanianit, edhe quhej "Reddit".
Ishim qaty, tu e nisë prej pothuejse kurrçkafit. Pa përdorues, pa pare, pa kod,
edhe e rritëm në nji website shum popullor,
Edhe nuk kish as sheja që dojke me hypë.
Në fillim i kishim 1000 përdorues, mandej 10000, mandej 20000 e ma shum e ma shum... e pabesueshme.
Redditi u ba gjigant edhe asht nji qosh për geeka në Internet.
Ka shum humor, ka edhe art, edhe plot njerëz që tubohen në site,
edhe e bajnë këtë faqe kryesoren t'veten hyjnë përçdo mëngjes për me i marrë lajmet e veta.
redditi asht në zgripc t'kaosit në njifarë niveli,
nga njena anë asht vend ku njerëzit dikutojnë lajmet e ditës, teknologjinë, politikën dhe çashtjet,
por nga ana tjetër ka edhe plot përmbajtje jo t'shëndetshme për punë, përmbajtje ofenduese,
ka do sub-reddita, ku trollat janë si n'shpi t'veten,
dhe kështu, redditi ka qenë edhe strofull i kontraverzave.
Diqysh asht në zgripth të nji kaosi.
redditi kap vëmendjen e magazinës gjigante korporative Conde Nast,
që ban ofertë me ble kompaninë.
Nji shumë e madhe e pareve, boll e madhe që babës tem iu desh me u konfrontu me nji kallabllak pyetje
si: "ku me i rujtë paret?"
- Asi shume e madhe e pareve... - Goxha shumë e madhe.
Me gjasë mbi nji milionë dollarë, por sakt nuk e dij.
- E sa vjeç ka qenë atëherë? - 19, 20.
Edhe ka qenë në këtë banesë. Ishin ulë përreth në do kauça që kanë qenë para këtyne,
tuj programu në Reddit dhe, kur e shitën Redditin
e banën nji ndejë gjigante, edhe tanë bashkë fluturunë të nesërmen për Kaliforni,
edhe mu m'i lanë çelsat.
Ka qenë interesant, sapo e kish shitë kompaninë edhe të gjithë na e merrshim me mend
që ish ba personi ma i pasun n'mahallë
por ai tha, "ah jo, Po e marr qet dhomën e vocërr sa nji kuti e këpucave. Ma shum s'm'vyn."
Dhoma ka qenë pak ma e madhe se nji dollap.
Idea me harxhu pare për gjana fancy ish shum joplauzibile për tê.
Ai vetë e shpjegojke, "M'pëlqen me jetu n'banesë
kështuqë s'kam nevojë me harxhu pare për shpi të re. As me ble vilë,
edhe m'pëlqen me veshë farmerka edhe majica,
nuk du me harxhitë ma shum as në tesha.
Kështu që s'asht ndoj punë e madhe."
Për Swartzin punë e madhe asht, qysh qarkullon trafiku në internet,
edhe çka na tërhjekë vëmendjen.
Në sistemet e moçme të emitimit, je thelbësisht i kufizum prej sasisë së kanaleve
hapësinës së valëve. Ke mujtë me i çu veç dhejtë kanale përmjet valëve, televizive
apo edhe me kabëll, i ke pasë 500 kanale.
Në Internet, gjithkush mundet me pasë kanal. Gjithkush mundet me pasë blog, apo faqe n'MySpace.
Gjithkush e ka nji mënyrë m'e shprehë veten.
Ajo që shohim tash nuk asht pyetja kush ka qasje në valë,
por asht pyetja kush e merr kontrollin te mënyrat qysh i gjejmë njerëzit.
Po shohim centralizim të fuqisë në siteat si Google, roje të portave që t'kallxojnë
ku po don me shku në internet.
Njerëzit që t'ofrojnë burime të lajmeve dhe informacioneve.
Pra nuk asht e sigurt që njerëit marrin licencë për me folë, sot gjithkush ka
licence me folë. Pyetja asht, kush ndigjohet.
Mbasi që ia nisi me punu në San Francisco në Condé Nast, hyn në nji zyre
edhe ia ofrojnë nji kompjuter me krejt bërllogun e instalum në tê
edhe i thojnë që s'mundet me instalu kurrgja tjetër në kompjuter,
që për developera asht trishtim.
Prej ditës së parë, asht anku për secilin send.
"Mure t'hinta, tavolina t'hinta, zhurëm e hintë. Ditën e parë që dola n'punë nuk mujta me duru.
Në drekë, u mshela në banjo edhe ia plasa vajit.
Nuk muj me mbetë shnosh n'kry tuj e ndigju qat zhurëm përditë
E as me kry punën teme.
As këta tjerët s'e kisha përshtypjen që mujshin me kry punën
Secili vijke në zyren tonë me ndejtë e me ba muhabet, apo me na ftu për ndoj lojë
Nji sistem i ri për video lojn
…

Need subtitles from another video?